TIA: Spanja heq kufizimet për udhëtarët shqiptarë. Mjafton bileta, pasaporta, maska dhe plotësimi i formularit FCS
Tirana International Airport njofton se janë hequr tashmë të gjitha kufizimet për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë në Spanjë. “As testi, as vaksinat nuk janë të detyrueshme. Mjafton bileta, pasaporta dhe maska,” shkruhet në njoftim.
TIA bën me dije se e vetmja gjë e detyrueshme është plotësimi i Formularit të Kontrollit Shëndetësor (FCS), të cilin mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm:
https://www.spth.gob.es/create (individ)
https://www.spth.gob.es/create-group (grup/familje)
Sipas njoftimit nëse 14 ditët e fundit keni vizituar vende të tjera përpara udhëtimit në Spanjë, ju duhet patjetër PCR i 48 orëve të fundit, vaksinat e miratuara nga EMA apo OBSH, apo vërtetim i autoriteteve shëndetësore që e keni kaluar Covid 19.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.