TIA sqaron pasagjerët: Ja procedura që duhet të ndiqni për të kryer testin PCR në aeroportin ‘Nënë Tereza’
Tirana International Airport informon se testin PCR keni mundësinë ta kryeni në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës dhe për ta bërë atë duhet të ndiqni hapat e mëposhtëm:
- Të vini në aeroport tre orë para fluturimit tuaj
- Të prisni për rezultatet e testit tuaj 90 minuta
- Testi Covid-19 PCR do t’ju dorëzohet në anglisht
- Kosto e testit PCR është 35 Euro
- Qendra e Testimit PCR është në shërbim 24 orësh
Sipas njoftimit testi i antitrupave (testi i gjakut), i përdorur për të përcaktuar nëse pasagjerët kanë pasur infeksion më parë me koronavirus (COVID-19) dhe testi i Antigjenit, i përdorur për të përcaktuar nëse individi është ende i sëmurë, nuk mund të merret në këtë qendër.
Ta bën me dije se testet bëhen direkt në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, në Qendrën e Testimit që ndodhet jashtë zonës së Mbërritjeve. Pasagjerët që kanë PCR nuk dërgohen në asnjë spital për procedurat, testet kryen në laboratorin e vendosur në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.