Tik Tok i ndryshon jetën – Ja historia e suksesit të agjentes imobilare që u fokusua te platforma sociale
Gjatë kulmit të pandemisë, agjentët e pasurive të paluajtshme në të gjithë vendin zbuluan se platforma e mediave sociale Tik Tok ishte një mënyrë ideale për t’u treguar në mënyrë të sigurtë shtëpitë blerësve të mundshëm. Tani, disa thonë se aplikacioni video ka revolucionarizuar mënyrën se si ata shesin pasuri të paluajtshme.
Madison Sutton është një agjente imobilare 25-vjeçare nga New York. Sutton krijoi llogarinë e saj TikTok, “TheNYCAgent’’, në fillim të vitit 2020. Ajo nuk kishte asnjë pritshmëri se do të kishte sukses duke përmendur pandeminë si një shtysë për fillimin e llogarisë së saj. Por sapo ajo filloi të postonte ture në apartamente në aplikacion, ajo tha se interesi për pronat e saj në TikTok u rrit. “Kishte ditë që po merrja dy apo katërqind kërkesa për një apartament”, kujton ajo. “Atë që bëri TikTok, nuk mund ta prisja gjithë jetës sime. Ka ndryshuar plotësisht jetën time.
“Sutton tha se 100% e biznesit të saj funksionon nga TikTok-u dhe komisionet e saj janë pothuajse dyfishuar. Gati tre të katërtat e përdoruesve të TikTok shpenzojnë më shumë se një orë në aplikacion çdo javë, sipas statistikave të fundit. Algoritmi i TikTok bëri që llogaria e saj të shikohej nga shumë njerëz. “Ku tjetër në New York mund të shihni 10 apartamente në 10 minuta përveç TikTok?”, tha Sutton.
Mbi të gjitha, sekserët mund të përdorin TikTok për të tërhequr blerës. Sutton tha se ajo ka krijuar marrëdhënie të qëndrueshme me klientët në TikTok.
Sipas Sutton, nuk ka të meta për të hapur një llogari. “Nëse je sekser, duhet të jesh në TikTok. Nuk ka pyetje,” tha ajo. “Edhe nëse një video performon dobët, nuk ka të bëjë me performancën. Nëse një nga ata njerëz që e shikojnë atë video e gjen shtëpinë e tyre … unë kam bërë punën time.”(CNN)
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.