TikTok hap Qendrën e parë të Transparencës në Evropë – Kush do ta mund ta vizitojë dhe ku do të bazohet?
Pasi përuroi Qendrën e parë të Transparencës dhe Llogaridhënies në Shtetet e Bashkuara në korrik 2020, TikTok njofton hapjen e një Qendre të ngjashme në Evropë. Ajo do të bazohet në Irlandë dhe kompania pret që të jetë plotësisht funksionale deri në 2022.
Fillimisht, struktura do të funksionojë në modalitetin virtual për shkak të kufizimeve për Covid-19.
Sapo të funksionojë, “Qendra mund të vizitohet nga ekspertë të industrisë, të cilët do të kenë mundësinë të shohin vetë se si menaxhohet detyra e rëndësishme e sigurimit të sigurisë, mbrojtjes së të dhënave dhe privatësisë së komunitetit TikTok.”- shpjegon kompania.
“Ka mbi 100 milion përdorues evropianë aktivë çdo muaj në TikTok dhe detyra e ekipeve tona është që të vazhdojnë të meritojnë besimin e tyre, atë të institucioneve dhe publikut të gjerë. Ekspertët do të kenë gjithashtu mundësinë të mësojnë më shumë rreth sistemeve, proceseve dhe politikave tona të moderimit.” – shpjegon Cormac Keenan, Shefi i Besimit dhe Sigurisë në TikTok (ANSA)
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.