“Tirana Agrikulturë” – Shpallet tenderi për ndërtimin e tregut të shitjeve në Farkë të Madhe/ Fondi dhe detajet
Bashkia Tiranë ka shpallur një tender me fond 235.4 milionë lekë, për “Tirana Agrikulturë”.
Projekti konsiston në ndërtimin e tregut për shitjet me shumicë dhe pakicë të produkteve ushqimore, në zonën e Farkës së Madhe.
Punimet priten të ekzekutohen brenda një afati 6 mujor, që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues.
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.