Tirana Bank, anëtari më i ri-Fillon zyrtarisht tregtimin në Bursën ALSE!
Një ditë më parë, (29 maj 2018), në seancën e tregtimit të titujve ne Bursën Shqiptare të Titujve ALSE filloi zyrtarisht tregtimin anëtari i ri, Tirana Bank. Tirana Bank është banka e parë e licensuar nga AMF për tregtimin e letrave me vlerë të Qeverisë me vendimin nr. 1 datë 21.05.2010.
Më pas, Tirana Bank u anëtarësua pranë ALSE me vendimin nr. 15 datë 23.03.2018 të Këshillit Mbikëqyrës, për tregtimin e letrave me vlerë të Qeverisë.
Duke filluar nga data 29.05.2018 Tirana Bank është anëtari i katërt i Bursës ALSE dhe tregton me të drejta të plota së bashku me Credins Bank, Bankën Amerikane të Investimeve dhe Bankën Ndërkombëtare Tregtare.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.