Tirana Business Matching “mbledh” investitorë nga disa vende të botës në shtator. Synimi, rritja e partneritetit mes bizneseve
Tirana Business Matching “vjen” për herë të parë në Shqipëri, me qëllim që të transformojë kapitalin në metropol për biznesin ndërkombëtar.
Ky aktivitet mbarëbotëror, i cili pritet të zhvillohet më 28-29 shtator 2017 në Tiranë do të fokusohet në investimet e huaja direkte dhe partneritetet ndërmjet përfaqësuesve të biznesit ndërkombëtar dhe kompanive shqiptare.
“Investitorë nga Italia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Turqia, Austria, Greqia, Gjermania, Kosova, Maqedonia, Benelux, Kroacia, vendet nordike, Zvicra dhe shumë vende të tjera do të kenë mundësinë të zbulojnë interesin e tyre për të bashkëpunuar me partnerë shqiptarë. Kjo është një platformë që synon të promovojë investimet dhe të sigurojë një mjedis strategjik për bizneset dhe palët e interesuara”, thuhet në një njoftim të fundit të AIDA-s.
Për më shumë informacion mund të informoheni duke klikuar këtu
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.