Tirana, “mikpritësja” e këtij viti e Panairit Mesdhetar të Turizmit. 20 vende nga Europa promovojnë destinacionet turistike

Një muaj para nisjes së sezonit turistik, në Shqipëri do të zhvillohet Panairi Mesdhetar i Turizmit. Ky event zhvillohet për herë të parë në Shqipëri dhe do të mbahet më datat 8 – 9 Prill 2017.
Ky panair organizohet nga “Expocity Albania” në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.
‘Panairi Mesdhetar i Turizmit – Tirana 2017’ do të jetë një nga ngjarjet më të rëndësishme turistike të rajonit, i cili synon të promovojë destinacionet turistike nëpërmjet “trade shows”, konferencave dhe aktiviteteve B2B, si dhe do të nxisë bashkëpunimin ndërmjet pjesëmarrësve.
Pjesëmarrësit pritet të përfaqësojnë rreth 20 vende si Shqipëria, Greqia, Turqia, Italia, Mali i Zi, Maqedonia, Kosova, Bosnje-Hercegovina Kroacia, Franca, Spanja, Gjermania, Zvicra, Austria etj,, të cilët do të shfaqin turizmin e tyre në gjashtë divizione: Akomodim, Agjenci Turistike, Turizmi detar, Turizmi Malor, Gastronomi. Për më shumë informacion klikoni këtu.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.