Tiranë/ Baste sportive dhe lojëra fati të paligjshme – Arrestohen 2 shtetas
Policia e Shtetit njofton se Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Last Chance”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: A. A., 34 vjeç, dhe A. B., 50 vjeç, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.
Sipas njoftimit gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, këta shtetas u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet lotarive sportive, në dy lokale të ndryshme, konkretisht A. A., klient në një lokal në rrugën “Hamdi Cenoimeri” dhe A. B., klient në një lokal në rrugën “Llambi Bonata”.
Policia informon se në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy aparate celulare që dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.