Forumi Hungari – Shqipëri, rriten shkëmbimet tregtare me 11% për vitin 2016
Shkëmbimet tregtare mes Hungarisë dhe Shqipërisë për vitin 2016 janë rritur me 11 për qind krahasuar me një vit më parë. Ky fakt është bërë i ditur gjatë forumit ekonomik Hungari- Shqipëri nga zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik Adela Karapici.
Ministri i Shtetit Hungarez për Diplomacinë Ekonomike, Levente Magyar ka vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve në tërësi. Ai u shpreh se Hungaria do të mbështesë integrimin e Shqipërisë në BE. Por nuk la pa theksuar edhe faktin se të dy vendet duhet të vazhdojnë rrugën e bashkëpunimit ekonomik, ku velen të theksohet fakti se të dy vendet kryejnë shkëmbime tregtare me qindra milionë euro.
Ministri i Transporteve Sokol Dervishaj gjatë forumit u shpreh se sa i përket përmirësimit të furnizimit me ujë situata në vend është përmirësuar. Në katër vite janë investuar 200 milionë euro në ujësjellës.
Gjatë forumit u nënshkruan dhe pesë memorandum bashkëpunimi mes dy vendeve. Kështu bashkëpunim do të kemi sa i përket sigurisë së konsumatorëve dhe mbikëqyrjes së tregjeve, mes dhomës të tregtisë së Hungarisë të hapur vetëm një ditë më parë në Tiranë.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.