Tiranë, Operacioni “Poker” – Policia procedon penalisht dy shtetas
Policia e Shtetit ka njoftuar se në një operacion të realizuar nga Komisariati i Policisë nr.2 në Tiranë janë goditur dy raste të aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.
Sipas njoftimit janë proceduar penalisht 2 shtetas për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.
Policia e Shtetit tha se Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr. 2, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se në dy lokale të ndryshme zhvillohej në mënyrë të kundërligjshme aktiviteti i lojërave të fatit.
Sipas njoftimit forcat e policisë organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Poker”, ku si rezultat u proceduan penalisht shtetasit R. N.,32 vjeç, banues në Tiranë dhe A. S., 55 vjeç, banues në Tiranë.
Policia tha se gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën “Irfan Tomini” dhe në rrugën “Ismail Qemali”, në lokalet nën administrimin e këtyre shtetasve, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një tavolinë pokeri, kompjuter, monitor, aparate celularë, bizhuteri, çelësa mjetesh, si dhe vlera monetare.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.