Tiranë, Policia shton patrullat monitoruese – Merren masa ndaj shkeljeve
Policia e Shtetit së fundmi ka njoftuar se Policia Rrugore e Tiranës ka shtuar ndjeshëm patrullat të cilat monitorojnë dhe dokumentojnë kryesisht shkeljet që janë burim i shtuar për aksidente rrugore, siç janë edhe mosdhënia e përparësitë ndaj këmbësorëve në vendkalimet e tyre.
Sipas njoftimit kjo ka ndodhur duke parë shtimin e numrit të këmbësorëve dhe mjeteve, në rrugët e kryeqytetit dhe sheshet kryesore ku janë përqendruar zonat festive, por edhe rrezikun që u kanoset këmbësorëve në vendkalimet e tyre dhe jo vetëm.
Policia tha se gjatë kontrollove policore në formën e patrullimit dhe monitorimit në disa segmente rrugore të cilat nga analizat e aksidenteve janë evidentuar si “njolla të zeza” për shkak të rrezikshmërisë dhe pasojave që kanë sjellë here pas here këto ngjarje rrugore.
Gjithashtu, janë evidentuar dhe proceduar 67 drejtues mjetesh për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve.
Në përfundim sipas njoftimit edhe janë këshilluar shumë këmbësor që të përdorim vendkalimet e përcaktuara si dhe të tregojnë kujdes të shtuar kur kapërcejnë rrugën, veçanërisht gjatë orëve të natës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.