Tiranë, shtohen borxhet ndaj UKT – Familjarët borxhlinj pakësohen, por rriten institucionet!

Të dhënat me frekuencë mujore të raportuara nga Ujësjellës Kanalizime Tiranë (UKT), tregojnë se për muajin Janar të këtij viti gjendja debitore ndaj UKT-së regjistrohet në vlerën 5.5 mld lekë ose 45.5 mln euro. Numri gjithsej i klientëve debitorë gjatë kësaj periudhe është në 81,280 klientë. “Scan Intelligence Unit” i ka krahasuar këto të dhëna me të njëjtën periudhë të një viti më parë për të kuptuar së sa është thelluar arka e Ujësjellës Kanalizimeve në Tiranë. Shifrat tregojnë se numri i klientëve debitorë ka rënë me 4.8% krahasuar me muajin Janar të vitit 2021, por shuma e borxhit ka pësuar rritje me 7.3%, ose me rreth 376 mln lekë. Gjatë muajit Janar të vitit 2021 gjendja debitore ndaj Ujësjellës Kanalizime ishte 5.1 mld lekë.....Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu!
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.