Tiranë/ Vidhnin banesa me armë zjarri – Policia arreston në flagrancë 3 shtetas dhe shpall në kërkim 2 të tjerë

Policia e Shtetit njofton se Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, gjatë mbrëmjes së djeshme, pas një telefonate të marrë nga një banor në Katund Sukth se disa persona nën kërcënimin e armës po tentonin ti vidhnin banesën, kanë vlerësuar telefonatën dhe falë reagimit në kohë dhe me profesionalizëm, në kuadër të operacionit policor të koduar “Rrethinat”, kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasve :
- P., 21 vjeç, banues ne Katund Sukth, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje;
- , 20 vjeç, banues në lagjen Kodra, Shijak, i dënuar më parë për vjedhje;
- C., 24 vjeç, banues në Fermë, Sukth, i dënuar më parë për vjedhje.
Sipas njoftimit u shpallën në kërkim pasi mundën të largoheshin duke përfituar dhe nga errësira shtetasit: P. P., 27 vjeç, banues në Katund, Sukth, i dënuar më parë për vjedhje dhe A. P., 20 vjeçe, banuese në lagjen nr.13, Durrës (vëlla e motër) pasi këta shtetas ne bashkëpunim me njëri- tjetrin, rreth orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme, në fshatin Katund, Sukth, kanë tentuar të vjedhin me armë zjarri në banesën e shtetasit B.M., si dhe gjithashtu gjatë operacionit shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov dhe fishek luftarakë.
Policia informon se nga veprimet e para hetimore të kryera, dyshohet se këta shtetas janë autorë edhe të 8 vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë dhe konkretisht:
1-Më datë 17.06.2021, shtetasit K.B., në oborrin e banesës i kanë vjedhur motomjetin;
2-Më datë 12.07.2021, gjatë natës, në lagjen ‘’Stalla’’Sukth, kanë vjedhur në banesën e shtetases B. T., 3 televizorë plazma dhe dy frigoriferë;
3-Më datë 06.08.2021, kanë tentuar të vjedhin në banesën e shtetasit Sh. K.,;
4-Më datë 18.08.2021, gjatë natës, në banesën e shtetasit M. L., kanë vjedhur sende të ndryshme;
5-Më datë 08.09.2021, gjatë natës, në Sukth, në banesën e shtetasit L. D., kanë vjedhur disa telefona celularë;
6-Më datë 18.09.2021, në Sukth, i kanë vjedhur telefonin celular shtetases Sh. L.;
7-Më datë 01.10.2021, në lagjen Nr.17, Durrës, kanë vjedhur në Qendrën Shëndetësore, pompën e ujit dhe sende të tjera;
8-Më datë 03.10.2021, në Katund i Ri, Durrës, në banesën e shtetasit S. R., kanë vjedhur sende me vlerë bizhuteri dhe 1 televizor.
Sipas informacionit po vijon puna për kapjen e dy personave të shpallur në kërkim ndërsa materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Durrës, për veprat penale “Vjedhja me armë, e mbetur në tentativë” dhe “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.