Titujt ekonomikë të gazetave 14 prill 2017
PANORAMA
-Vendimi në qeveri/ Zbardhet skema e re, si do të llogariten pensionet? Këshilli Administrativ i ISSH miraton skemën e re për llogaritjen e kontributeve. Tabela për çdo kategori, sa ndikohet masa e pensionit
-Bizneset gjermane: Klima për investime është përmirësuar. Rezultatet e anketës së shoqatës gjermane, arsyet për investime gjatë 2017
-Tubacioni i TAP-it, marrëveshja e menaxhimit nga kompani shqiptare
SHQIPTAJRAJ.COM
Punësimi në Suedi, ja hapat si mund të aplikoni. Në 2015 nga Shqipëria në Suedi kishte 2615 kërkesa për azil. Për një letër pune duhet të merrni një ofertë nga një punëdhënës
SHEKULLI
-Sigurimi i makinave, sa do të paguhet edhe për një vit. Vendimi i bordit të AMF-së mban pezull formulën e pagesave bazë sjelljen sipas aksidenteve;
-Pronat shtetërore me kontrata qiraje 1 euro;
GAZETA SHQIPTARE
-S’marrin legalizimin, qeveria: Në banesa sociale. Projektligji përfshin ndërtimet që preken nga investimet dhe nuk kualifikohen nga ALUIZNI. Familjet do të njoftohen 30 ditë para zhvendosjes;
-Përmbytjet në Shkodër, miratohet dëmshpërblimi, lista me përfituesit. Përfitojnë familjet dhe bizneset në të gjithë qarkun; Koorporata Elektroenergjetike do të paguajë 1.1 miliard lekë për dëmet e vitit 2010;
-Pronat në Vlorë, dosjet në shqyrtim. Emrat e pronarëve, çështjet e të cilëve po trajtohen nga ATP. Lista emërore në Sarandë edhe Delvinë. Kompensim fizik dhe financiar, në rend kronologjik;
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.