Titujt ekonomikë të gazetave, 15 maj 2017
PANORAMA
-Drejtoresha e ATP-së: Janë vlerësuar 4454 vendime për kompensim;
-Pronat, Qato: Si do të bëhet kompensimi për pronarët me vendimet e ’95;
-Shpërblimi financiar për token truall deri në fashën prej 50 milionë lekësh, nga ndryshimi i zërit kadastral preken 327 dosje;
-Nis puna për vlerësimin financiar të vendimeve ’96 dhe ’97;
-Skema, si do të ndryshojë ligji pas vendimit të Kushtetueses;
-Preken 11 mijë dosjet pa vendim, ATP shqyrton 2 mijë kërkesa;
-Dosjet e vitit ’95, pronarët që kompensohen;
-Tabela zyrtare e ATP, sa lekë është vlerësuar prona e shtetëzuar;
GAZETA SHQIPTARE
-Fshirja e taksave të makinave, ja formulari që duhet plotësuar;
-DPSHTRR: Pesë dokumentet që duhet të dorëzojnë pronari i mjetit për heqjen e makinës nga qarkullimi;
-Lista me automjetet që do të dalin nga qarkullimi;
-ATP, aplikuesit e vitit 1995, lista me 6838 pronarët që kompensohen;
-Në total, vendimet e viteve 1993, 1994 dhe 1995 arrijnë në 10 763;
-Qato: Vendimet e njohjes për të drejtën e kompensimit dhe vlerësimi I vendimeve
SHEKULLI
-Pensionet si përfitohet nga rritja e sigurimeve;
-Nëndrejtori I ISSH-së, Ali Emini sqaron efektet e dala nga rritja e pagave për 250 mijë punonjës;
-Për kontributet vullnetare do të aplikohet një skemë e re për derdhjet, nga e cila përfitohet zbritje deri në 6%;
-Paga minimale, Biznesi: Na shtohen kostot;
-Lista e tretë e pronarëve me mangësi në dosjet e vitit 1995;
MAPO
-Hekurudha Tiranë- Rinas- Durrës, javën tjetër marrëveshja me Kinën;
-Ministri Dervishaj nënshkruan në Pekin memorandumin e bashkëpunimit mes 2 shteteve, me fokus fushat e transportit rrugor, infrastrukturës dhe aspekteve të mbështetjes financiare;
-ERC në Shqipëri. Mundësi financimi për kërkuesit shkencore
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.