Titujt ekonomikë të gazetave, 15 tetor 2017

GAZETA SHQIPTARE
- Kryeministri: Shefat e komisariateve dredhin zinxhirin e pine raki
- Edi Rama paralajmëron shkarkimin e prefektëve
- Mbledhja me vendorët në Vlorë, Rama: Mos printoni më certifikata, po e bëtë do i paguani nga xhepi. Prefektët i shohim në TV vetëm për përmbytje
- Lista / 9 dokumentet për të marrë tapinë
- Procedura, si bëhet regjistrimi I pronave në zonat rurale, ja kostot
- Aplikimi në “e-Albania”, dokumentet që duhen për të regjistruar çdo ndërtim në fshatra
- OSHEE-abonentëve: Përditësoni kontratën ose ju presim drita; Verifikimi i të dhënave, gjeneralitetet adresat dhe numri i kontratës kryhet në faqen e OSHEE
PANORAMA
- Nisin shkarkimet/ Arsimi e administrata, kush largohet nga puna
- Nga drejtuesit e shkollave te nëpunësit në zyrat e shtetit, kë do të prekë vala e shkarkimeve. Paralajmërimi i Ramës: Njerëz të mirëtrajnuar po rrinë pa punë
- TVSH për biznesin e vogël, Basha: Të rritet xhiroja me 12 milionë. Kreu i opozitës nis turin e takimeve me biznesin
- Skema e TVSH, Gjykata e Lartë përjashton avokatët
SHQIPTARJA.COM
- Paralajmërimi i fundit/ Rama: Skanim punonjësve në administratë
- Punonjësve që nuk iu përputhet arsimi me funksionin, largohen nga puna. Mësuesit punësim nga portali
- Financat: Si do të taksohen shtëpitë nga vitit 2018. Dritë-hijet e një takse të re, nga kërkesat e FMN tek mundësitë reale të zbatimit
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.