Titujt ekonomikë të gazetave, 18 gusht 2017

SHEKULLI
-Universiteti/ QSHA çel aplikimet për të rinjtë që kanë mbaruar shkollën para 2017-s;
-Nis gara për ish maturantët. Datat, mënyra e konkurrimit dhe kërkesa online që bëhet në sistemin e maturës;
-Nuk përfshihen në librin e transparencës kandidatët që nuk kanë kaluar qoftë edhe njërin prej pesë provimeve;
-Raporti I “teknikëve”- Ja institucionet dhe personat zyrtarë që manipuluan zgjedhjet. Zbardhet i plotë raporti i ministrave teknikë të PD për zgjedhjet e 25 qershorit;
-Rreziku nga bombolat, 50 bizneset që gjobiten;
-Kreditë e buta miratohen nga Prefekti;
GAZETA SHQIPTARE
-Ministrat teknikë: Kush i vodhi zgjedhjet, lista. Raporti i plotë prej 100 faqesh, zyrtarët e institucioneve që shkelën ligjin;
-Kryeministria e legjitimon, protokollon raportin për 25 qershorin. Fund bashkëqeverisja, dorëheqjet janë dërguar me postë dhe e-mail në qeveri;
-Ish të përndjekurit, 1000 trashëgimtarët që fitojnë këstin e dytë të parave. Dokumentet të dorëzohen brenda 6 shtatorit;
-Dëmshpërblimi, Ministria e Financave: Fëmijët dhe nipërit të plotësojnë dosjet;
-Gazi, gjobiten 50 karburante dhe hotele;
-ISHTI: Vlera totale e masave administrative, 10.7 mln lekë;
-Lista me subjektet në të gjithë vendin;
MAPO
Raporti i plotë: 1100 punësime gjatë fushatës zgjedhore. Ministrat e dorëhequr kanë publikuar dje raportin e plotë prej 129 faqesh për monitorimin e zgjedhjeve;
-Importi i Energjisë/ Ndryshimet në buxhet, ja 9 ndërhyrjet në të ardhura dhe shpenzime;
PANORAMA
PËR ZGJEDHJET E 2017/ Zbardhet raporti: Emrat e zyrtarëve që blenë votat. Qeveria rrëzon raportin e teknikëve të PD: I paligjshëm
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.