Titujt ekonomikë të gazetave, 21 gusht 2017

SHEKULLI
-Të pastrehët, ndryshon aplikimi dhe pranimi;
-Zbardhet udhëzimi për familjet që do të përftojnë strehim nga shteti. Shtohen një program i ri në skemë, ndërsa aplikimet dhe dokumentacioni do të dorëzohen vetëm online. Në vend numërohen rreth 32 mijë të pastrehë;
-Vendet e lira pune në 65 qytete, ja ku mund të kërkoni;
-Janë 2600 vende pune në sektorin publik dhe privat, për të cilat janë shpallur kërkesat edhe nga punëdhënësit në shërbimin kombëtar të punësimit
GAZETA SHQIPTARE
-Ushtarakët, në 5 shtator gjyqi kundër vendimit të Gjykatës së Lartë;
-Intervista/ Flet kreu i Ushtarakëve në Rezervë
-Thoma Konduri: Detyrohemi të kthejmë mbrapsht 2-37 milionë lekë të vjetra. Për statusin e ri na lanë jashtë grupit të punës;
-Zyra e Bashkëqeverisjes, Rama: Deri tani 275 aplikime;
-Ftesë qytetarëve për zyrën e re të bashkëqeverisjes, 1 javë kohë për të aplikuar;
-Të interesuarit letër motivimi dhe rekomandimi;
PANORAMA
-Pagesa e kësteve/ Të përndjekurit, ndryshon skema e dëmshpërblimit;
-Flet drejtori i Thesarit në Ministrinë e Financave: Projekt i ri për të përshpejtuar pagesat e ish të përndjekurve, dosjet në një ministri;
MAPO
-Harta evropiane, sa shumë tokë i ka “ngrënë” qyteti fshatit në Shqipëri;
-Në harkun kohor të 6 viteve, rreth 37 % e kullotave (764 hektarë) në Shqipëri janë shndërruar në zona të urbanizuara. Sipërfaqet pyjore janë të dytat më të urbanizuara pas kullotave, ku rreth 35% e tyre apo 727 hektarë janë kthyer në zona të urbanizuara ( qytete apo rrugë) sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia Europiane e Mjedisit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.