Titujt ekonomikë të gazetave-4 maj 2017

SHQIPTARJA
-Rritet 9% paga minimale në shkallë vendi, në 24.000 lekë. Vendimi hyn në fuqi pasi të jetë publikuar në Fletoren Zyrtare, u vendos dje nga qeveria
-Ishulli i Sazanit, ja si do të aksesohet nga turistët
-Bien interesat e depozitave, vetëm 0.9% për 12 mujoret
-Rruga e re e Krrabës, Veliaj: Do ulim çmimin e biletës së autobuzit
-Formimi professional, Ambasada Gjermane marrëveshje me MMSR
-Lotaria Amerikane, Ambasada: Ka dhe një shans për humbësit. Mund të ketë edhe një raund tjetër përzgjedhës. Batuta për “legjendat urbane”: S’fitojnë vetëm korçarët
-AMA me “shtëpi të re”, Sala: Rrisim kapacitetet monitoruese për mediat
PANORAMA
-Paga minimale 24 mijë lekë, sa bëhet pagesa për pension. Qeveria miraton vendimin, si ndikon të pagesat e sigurimeve
-Nga prilli rroga minimale në shtet u rrit 8 mijë lekë
-Rruga e re në Krrabë, Veliaj: Ulim tarifën e urbanit
-Vendimi, krijohet Agjencia për financimin e universiteteve
-Kreditë e buta, fituesit shpallen në fund të majit. Nis përzgjedhja e aplikuesve që do përfitojnë kredi 3%, ja kriteret
-Guvernatori: Kredia jashtë vendit po shkon në Kosovë. Apeli i Sejkos: Bankat të jenë më aktive për kredinë në vend
-Gjiknuri: Investimet do të ulin varësinë e importit të energjisë
GAZETA SHQIPTARE
-VKM, paga minimale shkon 24 mijë lekë, kush përfiton. Pagesa minimale për orë pune do të jetë 138 lekë
-Banka e Shqipërisë mban normën bazë në 1.25%
-Qeveria i shton fondin me 205 milion lekë KQZ-së. Fondi për organizimin e procesit zgjedhor me 18 qershor
-Ndryshojnë kriteret për të dhënë mësim, ja kush preket. Dobrushi: Risitë për të punësuarit e rinj. Sindikalisti: Duhen nivele më të larta diplomash, definitivët janë të mbrojtur
-Vendimi, qeveria u rrit mësuesve kompensimin për transportin. Hyn në fuqi nga data 1 korrik 2017
-Trashëgimtarët e ish të përndjekurve, 1 mijë përfituesit e dëmshpërblimit. Kategoria dytësore, kësti i dytë, shpjegimet për çdo dosje
-Ish pronarët, 24 mijë dosjet në shqyrtim. Pronarët, grafiku me datat kur mund të merrni informacion për dosjen
SHEKULLI
-Rritet paga minimale, kontributet e reja të punonjësve
-Ja shpërblimet që marrin mësuesit nga transporti
-Kompensimi fizik i pronarëve, 171 objektet që do të ndahen në 11 qarqe
MAPO
-Përfaqësuesit e biznesit kërkojnë uljen e çmimit të energjisë elektrike
-Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë të interesit
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.