Titujt ekonomikë të gazetave 7 gusht 2017
PANORAMA
-Flet kreu i Arkivit/Pronarët, kushtet e reja për të marrë dokumentet. Drejtori i Arkivit të Shtetit tregon procedurat për dokumentacionin që i duhet ish-pronarëve. Afatet dhe mënyrat e aplikimit. Arkiv edhe nga Turqia
-Nga heqja e dekoratave të komunizmit te plehrat, 50 aktet që s’miratoi Kuvendi
-Qeveria, shkodranët duan pronat dhe legalizimet. Kryeministri publikon listën e vërejtjeve të qytetarëve shkodranë. Kërkojnë naftën për bujqësinë, shërbim mjekësor e punësim
-Zhduken 300 byzylykë me GPS, ministri jep alarmin. Bardhi letër kompanisë: Janë pronë e jona, na i ktheni. Kompania: I dorëzuam, procesi është i mbyllur
-Tarifat e reja, përmbaruesit “sherr” me bankat. Reagimi i përmbaruesve pas shkresës së bankave për BB
-Pagat, 8 mijë mësues përjashtohen nga rritja. Qeveria nuk trajtoi me shtesë mbi age mësuesit me shkollim të mesëm. Lama: Arsimtarët e patrajtuar ekonomikisht gëzojnë titullin “mjeshtër”
MAPO
-Një javë pushime, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë shpenzimet
-Turizmi, biznes në zgjerim, miliona euro investime për resorte
-Decentralizimi/Ekspertizë akademike për bashkitë e reja
-Akademia afër tregut të punës
-Nevoja për rritjen e kapaciteteve institucionale dhe administrative
GAZETA SHQIPTARE
-S’keni vitet e sigurimeve, si të përfitoni pensionin. Emigrantët, si mund të përfitojnë në Shqipëri nga skema e ISSH-së. Instituti i Sigurimeve Shoqërore publikon procedurat për pagesën e kontributeve për 2017 dhe vitet e mëparshme. Shembuj për përllogaritjen
-Ministria e Financave: Ish-të përndjekurit, 1000 përfituesit e këstit të dytë. Afati për plotësimin e dosjes skadon në fund të muajit gusht
-U blenë në prill, “zhduken” byzylykët elektronikë për mbikqyrjen e të dënuarve. Ministri i Drejtësisë, kompanisë: Dorëzojini brenda 72 orëve. Akuza e ministrit, “shpërthejnë” kompanitë: Po i bëni presion biznesit për qëllime korruptive!
-Sezoni turistik, ulen në mënyrë drastike çmimet në plazhin e Durrësit. Banorët e ones: I japim dhomat me qira me 10 euro nata
SHEKULLI
-Të përndjekurit, 1 mijë prfituesit. Lista e plotë/ Emrat e trashëgimtarëve që marrin paratë nga zbatimi i ligjit të dëmshpërblimit
-U blenë 2 milionë USD, zhduken 300 byzylykët e të dënuarve
-Pushimet për shqiptarët kushtojnë 8100 lekë
-Plazhet ende pa roje
-Pensioni i reduktuar, kategoritë që përfitojnë
-Reportazh/Berat, aty ku u ndërtuan tunelet dhe muret gjigande për t’u mbrojtur nga turqit
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.