Titujt ekonomikë të gazetave – E enjte,1 shkurt 2018

GAZETA SHQIPTARE
- “Greqia e ka kufirin 6 milje me Italinë dhe Turqinë, pse me ne e duan 12 milje?” – Flet ish-komandanti i Forcave Detare – Vladimir Beja udhëhoqi negociatat për kufijtë Shqipëri-Itali: Keqardhje që s’ka transparancë. 12 milje Greqisë nuk ia ka pranuar as SHBA-ja
- Punësimi social, përfitojnë 27 kategori shtresash në nevojë – Qeveria vendos përcaktimin e grupeve të favorizuara për punësim në ndërmarrjet sociale – Në listë, personat me aftësi të kufizuara, ish-të dënuarit
- Shpërndahen 120 banesa për familjet e pastreha në Tiranë – Lista e plotë me emrat e përfituesve – Veliaj: Integrim i plotë i këtyre komuniteteve
SHEKULLI
- Këshilltari i ministrit Bushati: Nuk e di ku i gjeti 12 milje ministri grek – Glevin Dervishi flet mbi marrëveshjen e Shqipërisë dhe Greqisë për ujrat detare
- Lindita Nikolla: Dorëhiqem po dështoi nisma “3 lëndë në 6 orë” – Ministrja e Arsimit raporton në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik për orarin e ri që do të nisë nga sot në arsimin parauniversitar. Deputetët kërkojnë shpjegime se kush e propozoi
SHQIPTARJA.COM
- Ekskluzive/Dokumenti – Blindohen zyrtarët, makina, armë dhe teknikë e re ruajtjeje – Institut i posaçëm për ruajtjen e personaliteteve të larta, 9 vendime të reja për sigurinë e tyre, nën ruajtje do të merren edhe krerët e organeve të reja të drejtësisë
- Orët 90’, Nikolla: Lehtësim për nxënësit e prindërit – Albana Vokshi-Nikollës: Ju akoma nuk keni mësuar si të hartoni urdhrat. Baçi: Shqetësimi im është se pse fillon në mes të vitit
- Abuzime me tetë tendera, KLSH kallëzon bashkuakun e PD – Bashkim Shehu i Bashkisë Kukës, abuzoi me 124 milionë lekë. Pagoi për punë të pabëra
- KLSH: Po ulet aftësia e vendit për të paguar borxhet – Borxhi publik tejkalon katër herë eksportet e Shqipërisë me jashtë
PANORAMA
- Pakti me Greqinë, Meta: Transparencë dhe gjithëpërfshirje
- Ligji i ri, si ndahen shtëpitë e qiratë për 14 kategori të pastrehësh
- Veliaj: Nis ndërtimi i pesë shkollave të reja, ja zonat
- Vlerësimi online për biznesin, Rama: Transformim historik
- “Tri lëndë në 6 orë”, Nikolla: Jap dorëheqjen nëse dështon
- Dokumenti dhe afatet, kur do të rriten pensionet dhe si ndryshon skema
MAPO
- INDEKSI – Sundimi i ligjit, Shqipëria ndër vendet me korrupsionin më të lartë në botë
- MARRËVESHJA ME GREQINË – Kufiri detar, Meta: Do të veproj konform me Kushtetutën
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.