Titujt ekonomikë të gazetave – E mërkurë 31 janar 2018

PANORAMA
- Caktohet data/ Mësuesit, nis testimi për rritjen e pagave – Ministria e Arsimit cakton datën e provimit për mësuesit që kanë mbi 5 vite punë. Shtesa mbi pagën nga 700 deri në 2800 lekë. Afati për dokumentet
- Zbardhet skema e financimit të aeroportit, shteti do paguajë fitimin e munguar – Ahmetaj: Kostoja buxhetore do të shkojë maksimumi 2.5 milionë dollar për trafikun e munguar të 200 mijë pasagjerëve
- Kontrata me Ujësjellësin, procedurat për familjet që janë në process legalizimi – Marrëveshja, kategoritë që përfitojnë falas sahatin e kontratën
SHEKULLI
- Deti me Greqinë, zbulohet pakti – Negociatat/ Ministri i Jashtëm Grek, Kotzia, tregon rezultatin e bisedimeve në Kretë dhe Korçë – Pala shqiptare pranoi shtrirjen e zonës ekonomike ekskluzive të Greqisë me 12 milje
- Taksa për oligarkët, sot në këshillin bashkiak – Bashkia e Tiranës pritet të miratojë uljen e taksës nga 8 në 4 për qind, për ndërtuesit e vet që ndërtojnë në zona me rëndësi
- Opinion nga Zef Preçi – Fitojmë apo humbasim nga aeroporti i Vlorës?
- Ndryshon testi teorik për të marrë patentën, pyetje të reja nga 1 marsi 2018
MAPO
- Greqia: Ujërat tona zgjerohen 12 milje – Ministri i Jashtëm grek, Kotzias: Shqipëria ka pranuar të drejtën tonë për shtrirjen 12 milje. Ministria e Jashtme shqiptare: Po negociojmë një marrëveshje të pranueshme nga të dyja palët. PD: Aventurizëm, mashtrim, kapitullim! Rama: Prisni të shihni marrëveshjen
GAZETA SHQIPTARE
- Pakti me Greqinë, Rama për çamët: Mbyllëm me dinjitet hesapet e 70 viteve – PDIU: Urojmë të jetë viti i Skënderbeut, jo i Hamzait
- Aeroporti i Vlorës, Ahmetaj: Buxheti do të paguajë 2.5 mln USD në vit – Miratohet në Komisionin e Ekonomisë çelja e negociatave për marrëveshje – Për trafikun e munguar në Vlorë, subvencionim nga taksat
SHQIPTARJA.COM
- Kotzias: Shtrirja jonë deri në 12 milje, Shqipëria dha OK
- Aeroporti i Vlorës, Gjiknuri: 1000 të punësuar të përhershëm
- Qeveria aksion për evidentimin e puseve të ujit pa leje
- Patentat e makinave, ndryshojnë pyetjet për testin teorik
- Ulet kërkesave e bizneseve për të marrë kredi në tremujorin e parë
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.