Titujt kryesorë ekonomikë të shtypit të shkruar – E diel, 3 Qershor 2018
SHQIPTARJA.COM
- Këshilli Bashkiak/ Taksa e ndërtesave, sa do të jetë për çdo zonë të Tiranës – Zbardhet vendimi që pritet të marrë së shpejti këshilli bashkiak i kryeqytetit. Si llogaritet taksa dhe cilat ndërtesa përjashtohen nga ajo. Tabela e plotë me çmimet referuese
- Këndi i ekspertit – Kushtet për të dalë në pension për sportistët, trajnerët, arbitrat – Fadil Kepi sqaron rastet kur merret pensioni i posaçëm nga ish-sportistët por edhe gazetarët e mjekët sportivë
- ‘Unaza deri te Shqiponja’, fillon rruga Kashar-Rrogozhinë – Kryebashkiaku Veliaj dhe ministri Damian Gjiknuri kanë zhvilluar dëgjesë publike në zonën e Kombinatit
GAZETA SHQIPTARE
- Ndërtimet pa leje, lista: Tapitë për 1 mijë familje – Qeveria u njeh pronësinë e truallit 1078 pronarëve në të gjithë vendin – Emrat e përfituesve në Tiranë dhe në rrethe. Sipërfaqja që merr çdo familje, vetëm në kryeqytet vendosen 298 parcela. Legalizojnë edhe komunitetet fetare
- AMF: Kujdes mos investoni në kompani jashtë vendit, janë të pasigurta – Rreziku i mashtrimit nga call center për investime në firma piramidale – Autoriteti: Kemi informuar organet e hetimit për këtë veprimtari
- Javën tjetër prezantohen tarifat e reja për Rrugën e Kombit – Kuksianët kundër pagesës, s’pranojnë asnjë tarifë – Kreu i bashkisë: Nuk jemi pjesë e negociatave, tarifa për banorët e zonës të jetë zero
PANORAMA
- Bashkia e Tiranës/ Zbardhet vendimi, çmimet e banesave për çdo zonë – Zbardhet draftvendimi i Bashkisë për taksën e pronave. Tabela e re me çmimet e banesave në kryeqytet dhe komuna. Kategoritë që do përjashtohen
- Pagesa në Rrugën e Kombit, ministri Gashi viziton Morinën – Ministri i Brendshëm i Kosovës dhe ambasadori shqiptar, kontroll në Dogana – Ministria e Transportit do paraqesë në qeveri tarifën e re
- Prodhuesit kërkojnë ulje të tarifës së energjisë, do ndikojë në çmimin e bukës – Zbardhet letra për Gjiknurin nga furrat e bukës, ja propozimi – Shoqata e Bukës, Peshkëpia: Heqja e subvencionimit 7.6 lekë për kilovat i padrejtë, çmimi i bukës do të rritet
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.