Titujt kryesorë ekonomikë të shtypit të shkruar – E diel, 6 Maj 2018
GAZETA SHQIPTARE
- Emrat, 4600 fermerët që përfitojnë subvencionin – Skema kombëtare e mbështetjes, lista finale sipas pikëzimit në bazë të kritereve – Fituesit dhe ata që nuk kualifikohen. Nis verifikimi në bazë të vetëdeklarimit
- Shoqata e Transportit Ndërqytetas paralajmëron protesta masive – Kujtim Mema: Rreth 250 automjete ofrojnë shërbim të palicencuar – Autobusët në Kukës, pritet rritja e biletës
PANORAMA
- Lista zyrtare e ISSH – Pensionet, lista e re me emrat që dalin në KEMP – Zbardhen emrat e aplikuesve për të përfituar pagesën e paaftësisë në punë. Datat e aplikimit në KEMP për muajin maj dhe çfarë parashikon ligji
- Marrëveshja për kufirin me Greqinë, Kotzias: Zonat Ekonomike ende pa zgjidhje – Dy ministrat e jashtëm pritet të takohen në Athinë para përfundimit të negociatave – Bushati: Kemi rënë dakord për një marrëveshje të drejtë e të zbatueshme, ku palët nuk tentojnë t’ia hedhin njëra-tjetrës
SHQIPTARJA.COM
- Fadil Kepi: Pensioni i parakohshëm si përfitohet nga nënat me shumë fëmijë – Eksperti i pensioneve sqaron qytetarët çfarë kushtesh duhen për pensionet suplementare për ushtarakët e minatorët
- Simbolika e sheshit të Tiranës ndër vite, funksioni, arkitektura dhe monumentet – Studim nga Dr. Arjola Prifti
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.