Tjetër aplikim për HEC – Ja zona ku parashikohet të ndërtohet
Vijojnë aplikimet për ndërtimin e hidrocentraleve të vogla në vend. Gjatë këtij muaji pranë “Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë” ka ardhur një tjetër kërkesë për ndërtimin e një HEC-i në Qarkun e Shkodrës.
Shoqëria “Gjeokonsult & Co” sh.p.k. ka aplikuar pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për ndërtimin e një hidrocentrali të quajtur “Emanueli”.
Kapciteti prodhues do të jetë deri në 2 MW dhe është parashikuar të ndërtohet në pellgun ujëmbledhës të lumit Fani i Madh dhe Bicaj, në Qarkun e Shkodrës.
Ndërkohë, vetëm gjatë muajit të kaluar pranë MIE u paraqitën 4 kërkesa për ndërtimin e 6 hidrocentraleve në Qarkun e Lezhës, Shkodrës dhe Korçës.
Genta Dobra/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.