Tjetër lehtësi për hotelet/Drafti i qeverisë, Knuti: TVSH 6% për restorantet dhe pijet joalkoolike
Qeveria po planifikon të aplikojë një shkallë të reduktuar të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për restorantet dhe pijet joalkoolike në hotele.
Gjithçka është bërë me dije nga këshilltarja ekonomike në Ministrinë e Mbrojtjes së Sipërmarrjes, Alketa Knuti, e cila deklaroi se drafti pritet të kalojë shumë shpejt në Këshillin e Ministrave, ndërsa theksoi se TVSH-ja që pritet të aplikohet do të jetë në masën 6%.
Kjo masë lehtësuese vjen pas asaj të një viti më parë, që parashikoi një uljen e TVSH-së për akomodimin nga 20 në 6%, duke e çuar në të njëjtat nivele me vendet e rajonit dhe Evropës.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.