Tjetër pagesë për vaksinat Pfizer. Miratohet fondi rreth 2.5 milionë euro
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për të bërë pagesën e radhës për vaksinat e Pfizer.
Vendimi i miratuar në mbledhjen e fundit përcakton një fond 2 milionë e 447 mijë euro që i kalon Ministrisë së Shëndetësisë për të kryer pagesën për kompaninë prodhuese të vaksinave. Fondi përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2021.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.