Tkurret aktiviteti i biznesit Eurozona pranë një recesioni tjetër. Vaksina rrit optimizmin për vitin 2021
Aktiviteti i biznesit në Eurozonë është tkurrur shpejtë këtë muaj, ndërkohë që masat e karantinës kanë detyruar shumë firma në industrinë e shërbimeve që të mbyllen përkohësisht, pavarësisht se lajmet mbi vaksinën kanë nxitur shpresat për vitin e ardhshëm. Ekonomia e bllokut ndodhet pranë një recesioni të dyfishtë, ç’ka do të jetë hera e parë në një dekadë, ndërkohë që vala e dytë e koronavirusit po godet kontinentin.
Megjithatë, në nisje të Javës, firma britanike AstraZeneca deklaroi se efektshmëria e vaksinës mund të arrijë në 90% pa efekte serioze, duke rritur optimizmin. Pfizer dhe Moderna kanë zhvilluar gjithashtu vaksina me efektshmëri akoma më të lartë.
Kjo bëri që indeksi PMI, që formulohet nga mijëra sondazhe tek sektori privat, të tregojë optimizëm për vitin e ardhshëm. Megjithatë, indeksi i shërbimeve për këtë vit, që shihet si një parashikues i mirë i gjendjes ekonomike, ran ë 45.1 pikë në nëntor, nga 50 që ishte në Tetor. Analistët e interpretojnë këtë rënie si provë e një recesioni të dytë në tremujorin e katërt.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.