Tkurret industria gjermane, porositë bien me 7.4% – Nuk kërcënohet ekonomia
Porositë industriale në Gjermani ranë me 7.4% në muajin Janar, çka është rënia më e madhe mujore në 8 vite, për shkak të rënies së kërkesës së brendshme dhe në Eurozonë.
Të dhënat erdhën në kontrast me tregues të tjerë të fortë mbi ekonominë, dhe kaluan pritshmëritë e analistëve për një rënie me 2.5%. Ekonomistët thonë se pavarësisht se rënia mund të shpjegohet prej efekteve sezonalë, niveli i rënies sugjeron se industria gjermane po ngadalësohet.
Megjithatë, Ministria e Ekonomisë deklaroi se rënia në Janar ishte diçka që pritej pas një tremujori të fuqishëm në 2016-ën. Rritja e porosive industriale në Dhjetor ishte më e larta që prej vitit 2014.
Të dhënat e Janarit treguan se kërkesa e brendshme ra me 10.5%, ndërsa porositë nga jashtë me 4.9%, kryesisht në vendet anëtare të Eurozonës. Ekonomistët thonë se nuk përbën një shqetësim për ekonominë në tërësi, pasi tregues të tjerë kanë qenë sjellë optimizëm.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.