Toka ka “temperaturë” !
Planeti ynë është sëmurë: ka ethe dhe nuk mund të shërohet më. Madje edhe koha që kemi lënë për ta rregulluar dhe për ta parandaluar është drejt fundit.
Kështu është shprehur Luca Mercalli, një zbulues shkencor italian sipas Foucus.it. Ai thotë se temperatura mesatare e Tokës, në fakt, tashmë është rritur me 1 shkallë krahasuar me fillimin e epokës industriale kur njeriu filloi të lëshonte gazra serrë me origjinë fosile, duke vendosur një lloj “batanije” në atmosferë e cila ka shkaktuar rritjen e temperaturave globale.
A është pak rritja e 1 gradë? Sipas Mercallit nuk është aq pak. “Për trupin tonë, një shkallë më shumë tashmë është temperaturë. E njëjta gjë vlen edhe për planetin tonë: Toka ka temperaturë. Një rritje e këtij lloji, megjithëse mund të duket minimal, është një trazim i rëndësishëm: për shembull, ajo çoi në zhdukjen e më shumë se 50% të akullit alpine; Ekosisteme të shumta janë në rrezik; fenomenet ekstreme të motit janë bërë më të shpeshta dhe të dhunshme.” – ka thënë ai.
Çfarë e ardhme na pret? Mercalli e vazhdoi fjalimin e tij me analogjinë e sëmundjes: në 30 vitet e fundit ne nuk kemi bërë parandalim dhe Toka është sëmurë. Ne kemi humbur pikën e kthimit në vitin 1964. Tani thjesht mund të mbajmë temperaturën në kontroll. Nuk mund të shërohet më.
E.T/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.