Toka nuk gjen paqe! Tërmet i fuqishëm në Indonezi. Deri tani 34 viktima e qindra të plagosur. Rrënohen hoteli dhe spitali
Të paktën 34 viktima dhe qindra të plagosur është bilanci i parë i tërmetit me magnitudë 6.3 të shkallës rihter që ka goditur Indonezinë.
Sipas autoriteteve kombëtare, tërmeti ka prekur ishullin indonezian Sulawesi, ku është shënuar rrënimi i një hoteli dhe i një spitali. Shumë persona janë nën rrënoja dhe numri i viktimave është i destinuar të rritet, raporton ANSA.
Tërmeti është regjistruar në orën lokale 2:28 me thellësi 20 kilometra.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.