Toronto, qyteti i 140 gjuhëve dhe kulturave
Me më shumë se 100,000 banorë të rinj në vit, qyteti më i madh i Kanadasë po vazhdon të rritet. Por pavarësisht kësaj, vazhdimësia e rritjes së popullsisë nuk e ka ndryshuar karakterin e këtij qyteti.
Toronto është njohur gjerësisht për mikpritjen, multikulturalizmin, diversitetin, dhe më shumë se 140 gjuhë janë folur në këtë qytet.
Investimet e konsiderueshme për transportin publik dhe teknologjinë e kanë bërë qytetin edhe më tërheqës për të sapoardhurit.
Megjithatë do të duhet disa kohë për ta njohur e për ta vlerësuar ashtu siç duhet këtë qytet.
Midis këtyre sekreteve janë edhe plazhet e gjendura mbrapa verandës së qytetit.
“Njerëzit nuk mendojnë për plazh në Toronto pasi mendojnë se ne nuk jemi pranë një oqeani, por ne kemi liqene të mëdha”, tha Bruce Poon Tip, i cili ka jetuar në këtë qytet për 27 vite.
“Uji është i pastër dhe plazhet janë vetëm 10 km në lindje të qytetit dhe madje aty zhvillohet edhe një festival i njohur xhazi çdo Korrik.
Ku duhet të jetoni?
Një pjesë e madhe e karakterit të Torontos vjen përmes lagjeve të shumta kulturore, të cilat përfshijnë Indinë, Italinë e vogël, fshatin portugez, qytetin grek, atë kinez e shumë të tjera. Të quajtura kështu këto lagje e tregojnë më së miri diversitetin që ky qytet ka. Të gjithë qytetarët kanë krijuar grupet e tyre e janë mjaft të kënaqur me jetesën në këtë qytet.
Diversiteti është i madh në këtë Toronto, sidomos kur bëhet fjalë për ushqimin. Ju mund të gjeni çdo kulturë të përfaqësuar në njëfarë mënyrë në këtë qytet.
Në të njëjtën ditë ju mund të bëheni pjesë e kulturave të ndryshme si në vendin se ku hani ashtu edhe në aktivitetet që zgjidhni.
Ku mund të udhëtoni?
“City Island”, është vetëm 20 minuta larg me traget dhe është një vend i përsosur për t’u vizituar sidomos gjatë muajve të verës. Ju mund të merrni varka të vogla me qira, të shijoni shëtitjet me bickletë si dhe të relaksoheni në plazhe të ndryshme.
“Prince Edward County”, është një tjetër vend mjaft i preferuar. Njihet si një nga vendet më të mira për verën. Ky qark është shtëpia e zonës së njohur si 1000 ishujt dhe është një vend i mrekullueshëm për t’u vizituar.
Resorti i skive “The Blue Mountain”, gjendet 160 km në veri të Torontos dhe është një destinacion mjaft i preferuar si për të bërë ski ashtu edhe për aktivitete verore si shëtitje me varkë dhe biçikletë.
A është i përballueshëm?
Ndërsa banorët pranojnë se qyteti është më i shtrenjtë në krahasim me pjesën tjetër të Kanadasë, ata gjithashtu thonë se është shumë më e përballueshme se qytetet e tjera të mëdha globale. Indeksi i kostos së jetesës i vitit 2017 e renditi Toronton të 86 nga 133 qytete, pra pas New Yorkut, Londrës dhe madje Mexicos.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.