Toyota surprizon, 7.2% rritje të fitimeve për tremujorin
Gjiganti japonez i makinave Toyota ka shënuar një rritje prej 7.2% në fitimet neto tremujore, duke mposhtur në këtë mënyrë pritshmëritë e analistëve.
Të ardhurat neto arritën deri në 657.3 miliardë jen ($ 5.88 mld), nga 613 mld jen regjistruar në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Shumë analistë kishin thënë se pritet që të ardhurat e Toyota-s të jenë të pandryshuara. Por shitjet e forta në Azi dhe disa reduktime të kostos në Japoni ndihmuan në rezultatin e firmës. Kompania deklaroi se shiti 2,236,131 automjete gjatë kësaj periudhe, një rritje prej 21,020.
“Toyota ia ka dalë shumë mirë në pjesë të Aseanit (Azia Juglindore), veçanërisht në Tajlandë, ku Toyota ka pasur një vit shumë të suksesshëm dhe kjo ka qenë mbështetëse, sepse kufijtë në Asean priren të jenë shumë të mira”- theksoi për BBC Janet Lewis, kreu i industrisë dhe transportit në Azi për Grupin Macquarie.
Toyota tha se të ardhurat e saj operative u rritën nga 574.2 mld jen në 682.6 mld jen, një rritje prej 18.87%.
Në fillim të vitit Toyota pohoi se pritet të shesë 8.95 milionë makina deri në mars të vitit 2019. Megjithatë, ajo e rishikoi këtë duke e çuar në 8.9 milionë duke pasur parasysh tendencat e fundit të shitjeve në mbarë botën.
Analistët kanë paralajmëruar se tarifat potenciale amerikane prej më shumë se 25% për makinat e importuara dhe pjesët e makinave mund të dëmtojnë në të ardhmen Toyota në tregun e saj më të madh , në SHBA.
Prodhuesit kryesorë të makinave, përfshirë Fiat Chrysler, kanë paralajmëruar se ndryshimet në politikat tregtare po dëmtojnë punën. General Motors dhe Ford kohët e fundit ulën parashikimet e tyre të fitimit për 2018, duke përmendur çmimet më të larta të çelikut dhe aluminit të shkaktuara nga tarifat ekzistuese të SHBA.
Por znj. Lewis e Grupit Macquarie tha se ndikimi i tarifave ekzistuese deri më tani ka qenë minimal.
“Në këtë moment, tarifat e vetme janë disa nga tarifat relativisht modeste në alumin dhe në çelik. Dhe kjo ngriti disa nga çmimet e tregut në SHBA, por ata kanë pasur një ndikim shumë, modest. Ndikimi i materialeve më të mëdha ka qenë vetëm një rritje e çmimeve të materialeve të përgjithshme”, u shpreh ajo.
s.g./SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.