Toyota tërheq mbi 181 mijë automjete nga tregu – Shkak një difekt në “airbag”

Për shkak të një defekti me “airbag”, prodhuesi i automjeteve japoneze, Toyota, do të tërheqë nga tregu 181,797 automjete në Kinë për shkak të defektit në “airbag”.
Në një njoftim nga Administrata kineze, është theksuar se modelet New Highlander, Levin, Levin hybrid dhe Corolla hybrid të prodhuar mes 4 maj 2015 dhe 4 shkurt 2016, janë ato më difekt në airbag.
Duke filluar nga data 10 shkurt, kompania do të tërheqë automjetet “difektoze”, dhe do t’i ndërrojë pjesët problematike kundrejt asnjëlloj pagese.
Defekti në “airbag” është mjaft i rrezikshëm përsa i përket sigurisë së shoferit, ndaj dhe po merret masa për tërheqjen e 181,797 automjeteve.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.