Trafikim armësh e municionesh luftarake – Policia arreston në flagrancë dy shtetas në Durrës
Policia e Shtetit ka arrestuar në flagrancë dy shtetas në Durrës, për trafikim të armëve dhe municioneve luftarake. Specialistët kundër Krimit të Organizuar në DVP Durrës në bashkëpunim me Forcat Operacionale, pas një hetimi 2 mujor kanë goditur një rast trafikimi të armëve dhe municioneve luftarake. Sipas Policisë, shtetasit K.M dhe R.H banues në Durrës, janë kapur të hënën në lagjen nr.16 janë kapur në flagrancë në mjetin tip ‘Benz’ ku gjatë kontrollit iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale
- dy armë zjarri automatik model 56, kalibër 7.62 mm
- një pistoletë tip “Blou” Mini;
- 2 krehra, 25 fishekë;
- një përdorues grushti.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe municioneve” në bashkëpunim parashikuar në nenin 278/a/2 të Kodit Penal.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.