Trafiku i rënduar në zonat turistike, policia jep 5 këshilla për drejtuesit e makinave dhe motorëve

Zonat turistike po përballen me një trafik të shtuar e për këtë qëllim, forcat e policisë janë mobilizuar për të normalizuar trafikun. Krahas manaxhimit të fluksit të lëvizjeve përmes devijimit të disa kategorive të automjeteve nga akset e zonave turistike e radarëve automatikë që evidentojnë drejtuesit e mjeteve që tejkalojnë limitet dhe normat e shpejtësisë të lejuara.
Radarët e automatizuar monitorojnë akset :Tiranë – Elbasan, Durrës – Kavajë, Maminas – Gjiri i Lalëzit, Milot – Mirditë, Milot – Lezhë dhe akset Elbasan Peqin, Elbasan – Librazhd, Fier – Vlorë, Fier –Tepelenë.
Ndërkohë, për ditët e fundjavës policia këshillon drejtuesit e mjeteve:
- Përdorimi i rripit të sigurimit dhe kaskos shpëton jetën në rast përfshirje në aksidente rrugore
- Përdorimi i alkoolit është “telash” i pandreqshëm për drejtuesit e mjeteve në rast se konstatohet nga shërbimet e policisë rrugore. Minimumi është pezullimi i lejedrejtimit dhe maximumi është ndjekje penale për ata që konstatohen në gjendje të dehur
- Qarkullimi me shpejtësi të moderuar dhe brenda normave të lejuara të shpejtësisë. Radarët janë në gatishmëri dhe deri tani janë pezulluar rreth 40 lejedrejtimi për “pilotët” e rrugëve, ndërkohë që janë vendosur 67 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë deri në 20km/orë me shumë se normat e lejuara ose se sistemi i sinjalizimit
- Drejtuesit e mjeteve që kanë udhëtuar mbrëmë natën sot duhet të bëjnë kujdes të pushojnë dhe të jenë të shplodhur në timon: lodhja dhe pagjumësia shpeshherë ka qenë shkak për aksidentet rrugore
- Parakalimet e gabuara përveçse janë shkak kryesor për aksidentet rrugore, në momentin e konstatimit nga Policia rrugore mund të jenë një gjobë e kripur për drejtuesit e “paduruar” të mjeteve. Në mjaft raste kjo masë shoqërohet edhe me pezullim të lejedrejtimit. Deri tani janë vendosur mbi 1500 masa administrative për këtë shkelje dhe janë pezulluar mbi 100 leje drejtimi.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.