Tragjedi në Tetovë/ Shpërthim në spitalin ku trajtoheshin të prekurit nga Covid!
Bilanc tragjik nga shpërthimi që ndodhi mbrëmjen e së mërkures në spitalin e Tetovës ku trajtoheshin të infektuarit me Covid-19.
Burimet zyrtare raportojnë se kanë humbur jetën 15 persona. Mbeten ende të paqarta shkaqet e shpërthimit dhe se pse u dogj spitali. Për këtë qëllim është ngritur një grup hetimor i posaçëm.
Për ngjarjen ka pasur reagime të shumta nga zyrtarë më të lartë në Maqedoninë e Veriut, Kosovë e Shqipëri.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.