“Traktati pandemik” – Do nënshkruhet nga çdo vend për krizat e së ardhmes, por mungojnë SHBA dhe Kina
Udhëheqësit globalë kanë botuar një letër ku bëjnë thirrje për një traktat pandemik për të përmirësuar bashkëpunimin dhe transparencën në rastin e pandemive në të ardhmen, por Kina dhe SHBA nuk ishin midis nënshkruesve.
Në letrën e përbashkët, botuar të martën në gazetat në të gjithë botën, udhëheqësit argumentuan se kriza Covid-19 kishte paraqitur “sfidën më të madhe për komunitetin global që nga fundi i viteve 1940”.
Dokumenti u nënshkrua nga më shumë se 20 udhëheqës dhe zyrtarë globalë nga e gjithë Evropa, Afrika, Afrika e Jugut dhe Azia, duke përfshirë Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson, Presidentin Francez Emmanuel Macron dhe Kancelaren gjermane Angela Merkel.
Sidoqoftë, si Kina dhe SHBA – të cilat kanë ‘nxjerrë brirët’ shumë herë gjatë pandemisë, me akuza për mungesë transparence, propagande dhe dezinformimi – mungonin në listë.
Kur u pyet në lidhje me mungesën e Kinës dhe SHBA, Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus minimizoi shqetësimet.
“Unë nuk dua që kjo të shihet si një problem,” tha ai gjatë një konferencë shtypi të martën në mëngjes. “Kur të fillojë diskutimi mbi traktatin global të pandemisë, të gjithë vendet anëtare do të përfaqësohen.”
D.B – SCAN
Burimi: CNBC
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.