Transaksionet digjitale/ Rritje 10% çdo vit por cili është ‘kampioni’ europian që preferon ende paranë ‘cash’?!
Janë pothuajse rreth 13 milionë italianë të cilët kanë përdorur tashmë një shërbim inovativ në fushën financiare ose të sigurimeve, shërbime në pjesën më të madhe që kanë të bëjnë me pagesa celulare: 30% i njohin mirë dhe 14% i përdorin me një rregullshmëri të caktuar. Kjo është vetëm maja e ajsbergut të inovacionit në fushën e transaksioneve, por tregon një prirje të konsoliduar që shtyn drejt parasë elektronike. Padyshim që Italia mbetet në krye të renditjes europiane për përdorimin e parave të gatshme: sipas të dhënave nga Komiteti i Sigurisë Financiare (CSF), nga çdo 100 euro transaksione 86 janë akoma në para cash kundër një mesatare europiane prej 79. Indeksi i Intensitetit të Parasë, raporti midis vlerës së parave të gatshme në qarkullim dhe PBB-së e vendos Italinë në vendin e 32-të, nga 95 ekonomitë botërore, me një vlerë prej 11.8%, 0.8 pikë mbi mesataren e Eurozonës.
Por në të njëjtën kohë, paratë elektronike vazhdojnë të përparojnë, të nxitura nga sistemet më inovative, aplikacionet dhe sistemet pa kontakt që e bëjnë procesin e pagesës gjithnjë e më të padukshme. Sigurisht që duhet të përshpejtohet për të zvogëluar hendekun me ekonomitë e tjera, por vëllimi i transaksioneve digjitale është rritur gjatë pesë viteve të fundit në rreth 10%, duke arritur në 201 miliardë euro në 2018, e barabartë me 36% të shpenzimit të përgjithshëm të italianëve. Observatori i Pagesave Mobile të Politecnico di Milano pret që të arrijë në 300 miliardë deri në vitin
“Mënyra më e mirë për të inkurajuar përdorimin e pagesave digjitale është ofrimi i përfitimeve të duhura për përdoruesit për t’i tërhequr ata dhe tregtarët t’i pranojnë ato,” thotë Ivano Asaro, drejtor i Observatorit të Pagesave Inovative të Politecnico Milano. Nga ky këndvështrim, stimulimet ekonomike nga ana e Qeverisë për t’u zhvendosur në para elektronike janë thelbësore.
Por çështja e vërtetë është të fshini tek tregtarët perceptimin e rremë se paratë nuk kanë asnjë kosto. Paraja, sipas vlerësimeve të Observatorit me Nexi (të dhënat e vitit 2016), kushton rreth 34 euro në vit. Pjesa më e madhe peshon në sistemin kombëtar (24 miliardë) dhe në sistemin bankar (4.9), ndërsa 3.4 miliardë përballohen nga vetë operatorët dhe 1.2 miliardë nga konsumatorët. (Ilsole24ore)
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.