Transferimet në universitete – Fakulteti Ekonomik vijon procesin, 200 deri në 250 kuota
Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, transferimet duhet të përfundonin më 19 shtator, por kërkesat e larta për transferim studimesh në fakultetin ekonomik ka bërë të mundur që senati i këtij fakulteti të marrë vendim për ta shtyrë këtë proces. Kjo është bërë e ditur për televizionin SCAN nga zëvendës Dekani i Ekonomikut, Alban Korbi.
Për të kryer këtë procedurë, mjafton që të rinjtë nga cilido fakultet i vendit, të plotësojnë formularin e aplikimit për transferim, të kenë listën e lëndëve dhe të krediteve si dhe diplomën e shkollës së mesme.
Me zbatimin e ligjit të ri të arsimit të lartë, pedagogët thonë se këtë vit transferimi i studimeve është lehtësuar. Ndryshe nga vitet e mëparshme këtë vit akademik ky proces ka ndryshuar pasi sipas burimeve nga fakulteti ekonomik, ku edhe numri i tranferimeve është më i lartë ndërsa numri i kuotave është nga 200-250, numri është në varësi të çrregjistrimeve dhe kapaciteteve të lira në cdo degë.
Ndërsa sa i takon studentëve të cilët duan të kalojnë studimet e tyre nga një universitet privat në publik në një program të ngjashëm studimi, kanë të drejtë të riaplikojnë. Dy janë elementët bazë për t’u shpallur fitues: mesatarja e shkollës së mesme, si dhe rezultatet e vitit të mëparshëm të studimit.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.