‘Transferta marramendëse’ – Polonia hedh miliarda dollarë në llogaritë e pensioneve private
Polonia ka në plan të rishikojë sistemin e saj të pensioneve në mënyrë që të përfundojë pasigurinë mbi të ardhmen e aseteve të menaxhuara nga fondet e pensioneve privat dhe të ndihmojë qeverinë të shmangë rritjen e deficitit buxhetor.
Rezervat polake ranë dhe obligacionet qeveritare u rritën. Qeveria propozoi transferimin e 43 miliardë dollarëve në llogaritë individuale të pensioneve, tha kryeministri Mateusz Morawiecki. Fondi i sigurimeve shoqërore në pronësi të shtetit do të marrë një tarifë prej 15 për qind në proces. Kabineti e sheh këtë veprim si neutral për tregun e aksioneve.
“Ne duam të rregullojmë sistemin e pensioneve dhe në fund të privatizojmë asetet e fondeve” -tha Morawiecki. “Ne po rindërtojmë sistemin për pensionistët dhe për ekonominë në tërësi”. Ndryshimi është një rishkrim i një plani të prezantuar nga Polonia rreth dy dekada më parë kur krijoi fonde pensionale të menaxhuara privatisht që investuan një pjesë të kontributeve në shtet në sistemin e pensioneve. Fondet e OFE tashmë janë dëmtuar nga ndryshimet e bëra nga qeveria e mëparshme në vitin 2014 kur mori të gjitha obligacionet qeveritare të mbajtura nga fondet e pensioneve, ose mbi gjysmën e aseteve të tyre, për të reduktuar borxhin publik. Ndryshimet e njoftuara sot reduktojnë rrezikun që qeveria të marrë përsipër asetet e mbajtura në llogaritë e OFE, kryesisht aksione.
Transferimi i pasurive ka të ngjarë të hyjë në fuqi në fillim të vitit 2020.
Burimi:Bloomberg
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.