Transfertat personale në BE – Shuma e dërguar nga BE drejt pjesës tjetër të botës, në 30.3 mld

Transfertat personale të rezidentëve të Bashkimit Europian drejt vendeve jo-anëtare kanë shënuar 30.3 miliardë dollarë për 2016-ën, krahasuar me 31.3 miliardë që ishin një vit më parë.
Ndërkohë që flukset hyrëse drejt unionit arritën në një total prej 9.9 miliardë në këtë vit, bilanci rezultoi negativ në 20.3 miliardë për Bashkimin Europian me pjesën tjetër të botës. Pjesa më e madhe e transfertave konsiston në paratë e dërguara nga emigrantët drejt vendeve të tyre të origjinës.
Ndër vendet anëtare, Eurostat tregon se daljet më të mëdha të fluksit të parasë në 2016-ën u regjistruan në Francë, me 10 miliardë, ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar dhe Italia, me €7.1 miliardë dhe €6.2 mld në mënyrë respektive. Nga ana tjetër, flukset hyrëse më të mëdha u regjistruan në Portugali, me 3.3 miliardë euro, ndjekur nga Polonia dhe Rumania me 3 miliardë dhe 2.4 mld.
Për rrjedhojë, suficitet më të mëdha të transfertave personale u regjistruan pikërisht më këto vende, ndërkohë që deficitin më të madh e pati Franca me -9.4 mld euro.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.