Transformim Tiranës, Veliaj: Plani urbanistik realist, mbyllim disa projekte

Bashkia e Tiranës po vë në jetë disa projekte strategjike të cilat synojnë transformimin e kryeqytetit.
Pjesëmarrës në konferencën “Të jesh qytet sot”, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj bëri prezent investimet më të mëdha me të cilat po punohet duke ecur paralel edhe me planin urbanistik, si Sheshi Skënderbej, investime në infrastrukturë, ndërsa bëri me dije se brenda muajit qershor do të jetë gati një segment i Bulevardit të Ri të Tiranës.
Sipas kryebashkiakut, plani urbanistik “Tirana 030” është realist, duke mos planifikuar ndërtimin e një metroje, kostoja e së cilës është e papërballueshme për buxhetin e kryeqytetit.
Ndër të tjera, Veliaj bëri me dije se po i kushtohet vëmendje e lartë në investime gjelbërimit dhe krijimit të hapësirave pedonale.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.