Transformimi dixhital i pagesave. Gjiganti kinez, UnionPay do zhvillojë produkte që përputhen me epokën e re
Procesuesi i pagesave të kartave bankare në Kinë, UnionPay, po synon transformimin dixhital, ndërkohë që vendi nis planin pesë-vjeçar (2021-2025), sipas presidentit të kompanisë. Përdoruesit e pagesave me smartphone në Kinë kanë kaluar 850 milionë, shifër sa 86% e përdoruesve të smartphonave, që kërkojnë një rrjet të sigurtë të pagesave. Rrjeti i UnionPay mbulon tashmë 179 vende dhe rajone dhe kompania ka emetuar mbi 9 miliardë karta bankare. Transaksionet në rrjet të UnionPay shënuan një rekord të lartë prej 213 miliardë dollarë gjatë Festivalit të Pranverës, në rritje me 4.8% nga viti i kaluar.
Kapaciteti prej 240,000 transaksione në sekondë, ofron një bazë të qëndrueshme të pagesave për tregun e brendshëm. Presidenti Cai Jianbo, tha se do vazhdojë transformimi dixhital, duke ndërtuar kapacitet dhe shërbimet e kërkuara. Pas kësaj rritje të madhe është kërkesa në rritje e konsumatorëve për rrjete të pagesave. ‘Ne do zhvillojmë produkte dixhitale që i përputhen nevojës së konsumatorëve në këtë epokë. Po flasim për dixhitalizimin e zhvilluesve të pagesave, dixhitalizimin e mjedisit të pagesave dhe dixhitalizimin e kontrollit të riskut”- tha presidenti.
UnionPay lajmëroi se në Shkurtin e kaluar, numri i kartave të para dixhitale bankare kaloi 2 milionë zotërues. Kompania mendon se manifestimi më i dukshëm i transformimit të metodës së pagesave është skena e konsumit, Supermarketet në kinë kanë integruar me sukses 3 elementë; konsumin, pagesat dhe dixhitalizimin.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.