Transformimi i blloqeve të banesave në Kume dhe Çole të Vlorës – Rama informon mbi situatën e punimeve
Kryeministri i vendit Rama gjatë vizitës së tij në Vlorë ka inspektuar edhe situatën e punimeve në zonat Kume dhe Çole.
Sipas njoftimit puna në këtë bllok problematik banesash, po vazhdon me ritme të mira falë infrastrukturës së re nëntokësore, gjelbërimit, si dhe hapjes së akseve lidhëse të bllokut me rrugët kryesore.
Ndërkaq edhe në lagjen Çole po vijon transformimi në brendës, ku pasi janë ndërtuar rrjetet e reja të ujësjellës-kanalizimeve e janë kryer punimet elektrike, po punohet me infrastrukturën rrugore, gjelbërimin dhe fasadat e pallateve, duke rritur vlerën e banesave dhe krijuar kushte të mira për komunitetin.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.