Transformimi i sektorit arsimor – Basha bisedë online me Komisioneren e BE, Gabriel: Bashkëpunim për të ardhmen e të rinjve
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një bisedë online me Komisioneren e BE për Inovacionin, Arsimin dhe Rininë, Mariya Gabriel dhe përfaqësues të Universitetit Modul të Vjenës, ku në fokus të diskutimeve ishte arsimi. Gjatë diskutimit Basha u ndal te programi i PD “Shqipëria fiton arsimin”, duke thënë se platforma e arsimit online përfshin 5 gjuhë të huaja falas dhe trajnimin e dyfishtë profesional në 20 disiplina të ndryshme për shqiptarët.
Nga ana e saj, Komisionerja Gabirel ofroi bashkëpunimin për trasformimin e sektorit ne arsim dhe për të rritur rimëkëmbjen socio-ekonomike
“Ju siguroj që, ne do të përdorim të gjitha mjetet dhe iniciativat në dispozicion përfshirë agjendën e ardhshme – Agjenda e Ballkanit Perëndimor në Inovacion/Zhvillim e sipër, Kërkim Shkencor, Kulturë, Arsim dhe Rini për të avancuar bashkëpunimin tonë dhe për të rritur rimëkëmbjen socio-ekonomike dhe konvergjencën me BE”.
Duke folur për arsimin komisionerja tha se duhet qasje vizionare dhe bashkëpunim më të thellë në Nivelin Europian.
Nertila Doko / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.