Transmetimet analoge deri në 15 janar – AMA shtyn afatin me katër muaj pas ankesave të qytetarëve
Pas afro 880 ankesave të drejtuara në AMA nga qytetarë të ndryshëm është vendosur rindezja e transmetuesve analogë.
Në një dalje për mediat kreu i AMA-s Gentian Salaj u shpreh se do të shtyhet afati i fikjes së transmetuesve analogë deri në 15 janar të 2019.
Ky vendim i marrë nga AMA erdhi si një domosdoshmëri për të mos ju mohuar qytetarëve të drejtën e informimit.
Ndërkohë që nga ky institucion do të vijojë puna për informimin e të gjithë qytetarëve për procesin e pashmangshëm të fikjes së sistemeve numerike si një kërkesë e BE-së.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.