Transparenca me fondet publike, Malaj: Buxheti dhe paketa fiskale të konsultohen gjerësisht
Buxheti dhe paketa fiskale e vitit të ardhshëm do të jenë më efektive nëse do të diskutohen gjerësisht me grupet e interesit.
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, u shpreh në një prononcim për TV SCAN, se buxheti duhet të jetë transparent dhe i hartuar me korrektesë, ndërsa nuk i quan të larta investimet publike për këtë vitin e ardhshëm.
Ndërsa lidhur me paketën fiskale që shoqëron buxhetin, Malaj thotë se ka ardhur koha tashmë për një qëndrueshmëri të legjislacionit fiskal, pasi ndryshimet e shpeshta sjellin ndoshta të ardhura më shumë më buxhet, por ndikojnë negativisht te biznesi.
Buxheti dhe paketa fiskale për vitin e ardhshëm tashmë janë miratuar nga qeveria dhe janë dërguar në Kuvend për diskutime. Këtë javë priten të dërgohen edhe sugjerimet apo kundërshtimet e komunitetit të biznesit për këtë paketë.
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.