“Transparenca në industrinë nxjerrëse në Shqipëri”, tryezë e rrumbullakët nga shoqëria civile

Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile ka organizuar në bashkëpunim me Sekretariatin Nisma për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse (EITI) një tryezë të rrumbullakët mbi temën e: “Transparencës dhe llogaridhënies në industrinë nxjerrëse në Shqipëri”.
Pjesëmarrësit nga shoqëria civile theksuan nevojën që ka për rritjen e transparencës në këtë sektor kyç të ekonomisë së vendit si dhe vunë në dukje se kuadri ligjor për marrjen e informacionit se si shfrytëzohen pasuritë natyrore nga kompanitë e kontraktuara në këtë sektor.
Përfaqësues të OJF-ve ngritën si mangësi edhe disa faktorë ligjore e rregullatorë, të cilët krijojnë vështirësi për shoqërinë civile në monitorimin dhe zbatimin e misionit të tyre. Për këtë çështje në tryezë u diskutua edhe për mënyrat se si mund të ngrihet një strukturë mbështetëse ligjore që do t’i ndihmonte në këtë aspekt.
Kushtrim Shaipi, Drejtor Ekzekutiv i IQ Consulting theksoi se përdorimi i matur i burimeve të pasurisë natyrore pasurisë duhet të jetë një motor i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe të kontribuojë në uljen e varfërisë.
“EITI është një iniciativë ku vendet anëtare përfshijnë standarde dhe mekanizma të reja në funksion të transparencës në industrinë nxjerrëse. Nxjerrja e minerareve duhet të ketë edhe një zhvillim social për komunitetin e këtyre zonave”, u shpreh Shaipi.
Ndërkohë drejtori i Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, Andi Kananaj e vlerësoi nismën për kontributin në rritjen e transparencës në këtë sektor. “Është një platformë që të lejon të informohesh dhe të kërkosh llogari më pas”, tha Kananaj.
Tryeza u organizua në datën 27 Shkurt, ndërsa nisma EITI operon në 51 shtete, nga ku 36 e kanë kaluar kriterën e transparencës që kjo nismë kërkon.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.